Rama zbulon mesazhin e eurodeputetit : E tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!
Takimi i djeshëm në Parlamentin Europian nuk kaloi pa bujë, një bujë që u shkaktua nga përfaqësuesit e Shqipërisë si nga opozita ashtu edhe maxhoranca.
Për këtë rrëmujë ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili në vend të një opinioni personal, ka vendosur që të publikojë një mesazh të cilin ia ka nisur një eurodeputet i pranishëm në takimin e djeshëm.
Sipas eurodeputetit, të cilit kryeministri nuk ia zbulon identitetin, ajo që ndodhi dje është e padëgjuar nën çatinë e BE-së.
Rama ka shkruar në Twitter:
Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian: I dashur Edi! S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë! Është e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së! Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



