E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama:I domosdoshëm zgjerimi i sekretariatit!
Lajme

Rama:I domosdoshëm zgjerimi i sekretariatit!

PS do të fitojë nëse do të vijojë të jetë opozitë e vetvetes

“Partia Socialiste do të fitojë nëse do të vijojë të jetë opozitë e vetvetes”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Gjithashtu Rama theksoi se Partia Socialiste do të vazhdojë reformimin.

Sipas tij forcimi i marrëdhënieve me përfaqësuesi e popullit dhe popullin është edhe një nga synimet kryesore.

Ndër të tjera, shtoi se mbështet kërkesën e sekretari të Përgjithshëm të PS , Damian Gjiknuri për zgjerimin e sekretariatit.

“Do të kalojmë në sesionin tjetër ku përveç fjalës sime si zakonisht do të ketë fokus në disa drejtime të rëndësishme , do të flasim për Këshillimin Kombëtar, rezultatet që do të publikohen nga qeveria nesër. Çështja e angazhimit politik si një çështje shumë e madhe sot, e këndvështrimit shoqëror dhe politikës, duke pasur parasysh domosdoshmërinë e një hapje të vazhdueshme të politikës për të tjerët, natyrisht për të rinjtë, por edhe për forca të tjera të shoqërisë,. Këtu sfidën e madhe të kësaj partie që mendoj do ta fitojë nëse do të jetë opozitë e vetvetes në sensin më të mirë të fjalës dhe do të ecë me ritmin e një vetëreformimi organik, pa pritur që të tjerë të vënë në pah nevojën për reformim. Po ashtu është pjesa që ka të bëjë me sfidat e procesit legjislativ dhe sfida më e madhe e pazgjidhur e një marrëdhënie të re organike mes përfaqësuesve të zgjedhur nga njerëzit dhe zgjedhësit e tyre. Po ashtu të gjithë sekretarët do të raportojnë përpara Kongresit . Me kërkese të sekretarit të përgjithshëm e konsideroj të nevojshme që Kongresi të marrë në konsideratë zgjerimin e sekretariatit me dy sekretarë të tjerë. Diskutimet do të lidhen edhe më këndvështrimin e punës së mëtejshme të sekretariatit dhe statusin e PS. Kjo është pamja e Kongresit për të mos hyrë detaje të tjera”, tha ndër të tjera Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.