Mësohet se ditën e premte, ai do të jetë në qytetin e Vlorës, ku do të bëjë inspektimin në punimet e Lungomares bashkë kryebashkiakun Dritan Lelin, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Damian Gjiknuri.
Më pas kryeministri do të vijojë me drekën, inspektimin Bypass Dukat e deri në Projektin e fasadave.
Ndërsa ditën e shtunë më 2 maj, Rama do të vazhdojë me inspektimin e punimeve Loti1 e Loti 2, po këtë herë dp t’i bashkohet edhe ministrja e Financave Anila Denaj.
Kujtojmë që Vlora është nga qytetet më me pak të infektuar nga Covid-19, pasi vetëm 5 qytetarë rezultojnë të prekur. Zgjedhja e Ramës për të shkuar këtë fundjavë në Vlorë, mund të jetë edhe një mesazh për qytetarët vlonjatë, të cilët duhet të ndihen të sigurtë.
Axhenda e datës dhe 1 dhe 2 maj 2020:
E Premte, 1 Maj
12:00 Inspektim i Bypass në hyrje të Vlorës (KM, Gjiknuri, Balluku, Dritan Leli)
12:30 Inspektim në punimet e Lungomares
( Km, Gjiknuri, Agolli,Dritan Leli)
13:00 Dreka (private)
15:00 Inspektim në Bypass Dukat
(KM, Gjiknuri, Balluku, Dritan Leli)
16:00 Projekti i fasadave
(KM, Gjiknuri, Agolli, Dritan Leli)



