E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti/125 gjyqtarë e prokurorë janë larguar nga sistemi i drejtësisë për shkak të…
Publik News

Raporti/125 gjyqtarë e prokurorë janë larguar nga sistemi i drejtësisë për shkak të…

Dy vjet pas fillimit të procesit të vetingut 223 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar skanerin për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe përgatitjen profesionale.

vettingu

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar të gjithë procesin e vettingut prej fillimit të tij dhe konstaton se ai po ecën me ritme të ngadalta pasi vetëm 27 % e subjekteve kanë kaluar fazën e parë.Nga analiza e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezulton se pas dy viteve janë larguar nga sistemi i drejtësisë 125 gjyqtarë e prokurorë. 83 magjistratë janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur u Kualifikimit, ndërsa 42 janë larguar pasi kanë dhënë dorëheqjen apo kanë dalë në pension. KPK ka shkarkuar 50 gjyqtarë, 31 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë.

Ndër arsyet e shkarkimit dominon pasuria e pajustifikuar, pasi 35 magjistratë janë shkarkuar për këtë; 1 magjistrat është shkarkuar për kriterin e pastërtisë së figurës dhe 47 janë shkarkuar për më shumë se një kriter.

2 vjet pas fillimit të vettingut; 97 magjistratë kanë kaluar të gjitha verifikimet e janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit; 40 prej tyre janë gjyqtarë dhe 48 janë prokurorë.

Ndërsa në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë kryer 102 ankime. Pjesën më të madhe të ankimeve në Kolegj e kanë bërë vetë subjektet e rivlerësimit, 73 raste; ndërsa Komisioneri Publik ka ankimuar 29 vendime të shkallës së parë, KPK.

Që prej fillimit të punës Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë 46 vendime. Në 32 raste KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vetëm në 9 raste Kolegji e ka ndryshuar këtë vendim.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.