Raporti Britanik: Shqiptarët e trafikuar, të parët për nga numri në Angli
Raporti për Skllavërinë Moderne nxjerr se Shqiptarët mbajnë vendin e parë në Angli për trafikimin e qënieve njerëzore. I hartuar nga organizatat joqeveritare Britanike që ndihmojnë viktimat e trafikut, raporti nxjerr shifra shokuese për Shqipërinë.
346 vajza dhe gra kanë pranuar vetëm në vitin 2017, të shkëputen nga jeta e mëparshme për t’u vetëdeklaruar si fiktima të skllavërisë moderne. Në këtë kategori përfshihet trafiku për qëllime të shfytëzimi seksual dhe për punë të detyruar.
Në një reagim në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama për situatën e rëndë të trafikut të qenieve njerëzore në Angli.
“Shqiptaret jane viktimat me te medha te skllaverise moderne ne Britani, 346 viktima nga 1500 viktima te dokumentuara. Raporti britanik tregon nje plage te madhe te shoqerise tone, trafikimin e vajzave dhe grave nga bandat kriminale. Kjo ndodh kur KM i vendit ndan pushtet me trafikantet dhe perdhunuesit!” – shkruan Basha.
Sipas shifrave të Raportit të Skllavërisë Moderne, pas viktimave të shqipërisë renditen vjetnamezët, nigerianët, polakët, kinezët etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



