E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti i britanikëve: Krimi shqiptar cënon sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës
Bota

Raporti i britanikëve: Krimi shqiptar cënon sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Kriminaliteti shqiptar shqetëson sigurinë britanike. Kështu raportojnë mediat britanike duke iu referuar një raporti të autoriteteve atje.

Në një artikull të publikuar këtë të hënë, “Daily Express” i referohet një raporti të Agjencisë Kombëtare të Krimit, që thotë se bandat kriminale të dhunshme të Ballkanit po shtrinë pushtetin në tregun e kokainës në Britani.

NCA (National Crime Agency) paralajmëroi se bandat shqiptare kishin ‘vendosur një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar’, me vulën e tyre të tregtisë së dhunshme të trafikimit të kokainës në Londër.

Në raport thuhet: ‘Kriminelët nga Ballkani po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, duke formuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine.

Kërcënimi që vjen nga grupet e krimit shqiptar është i rëndësishëm. Londra është qendër e tyre primare, por ata janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, raporton “Daily Express”.

Matthew Horne, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NCA, citohet nga “Daily Express”: “Ne po shohim kontroll të rëndësishëm që ushtrohet veçanërisht nga krimi i organizuar nga Shqipëria në veçanti në trafikun e kokainës. Po flasim për rreth dhjetëra mijëra paund transaksione çdo ditë. Dhuna përdoret shpesh për të imponuar modelin e punës. Ne jemi të shqetësuar se njerëz të pafajshëm mund të lëndohen”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.