E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti i ODIHR: Keqpërdorim të administratës në zgjedhje. Reforma zgjedhore dështoi nga kriza në PD
Politikë

Raporti i ODIHR: Keqpërdorim të administratës në zgjedhje. Reforma zgjedhore dështoi nga kriza në PD

Një vit hetime, kanë zbuluar skemën e korrupsionit të zyrtarëve pranë bashkisë Ura-Vajgure, ku përmes përgjimeve dhe fotografimit, SPAK ka zbuluar tablonë e plotë kriminale të kryer nga disa persona.

Personat më aktivë në këtë skemë rezultojnë të jenë Arben Guraj përgjegjës i Transportit, pranë kësaj bashkie dhe Altin Pali, Drejtori i Zyrës Urbanistike, pranë bashkisë Ura-Vajgurore.

Në një komunikim telefonik të kryer mes Altin Palit dhe Arben Guraj, dy zyrtarët bisedojnë në mënyrë të koduar, ku Altini i thotë Arbenit:”…do marrim rrogë, këtë muaj apo jo…”. Ndërsa nga ana tjetër Guraj ia kthen:”…kur të kam lënë në baltë ndonjëherë…”.

Në skanerin e ODIHR, kanë kaluar edhe përplasjen e paprecedentë në partinë më të madhe të opozitës, e cila në vlerësimin e vëzhguesve ka ndikuar negativisht për përparimin e reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

“Një konflikt i brendshëm brenda PD-së ka ndikuar në punën e parlamentit, përfshirë edhe punën e komisioneve parlamentare Ad Hoc për reformën territoriale dhe zgjedhore, të cilat nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat”.

Teksa palët politike kanë shprehur gatishmërinë për të rritur transparencën e financimeve elektorale dhe për të pranuar më shumë kontroll, mekanizmat kontrollues nuk janë të mjaftueshme për ODIHR, për të siguruar besueshmëri mbi pastërtinë e financave të politikës.

“Disa bashkëbisedues të ODIHR-it e përshkruan mekanizmin aktual se nuk siguron transparencë të mjaftueshme të financimit të fushatës, veçanërisht të fondeve private të përdorura për fushatat“, thuhet më tej.

Ndonëse beteje lokale, për zgjedhjet e pranverës misioni ka vendosur të dërgojë në Shqipëri 24 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, nga votimi e numërimi i votave deri në rezultatin final./TCH

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.