Raqka u rrit çmimin e ujit korçarëve, në fshat dyfish
Këshilli Bashkiak i Korçës ka miratuar një rritje të konsiderueshme të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë. Tarifa mujore për abonentët në qytet do të rritet nga 140 lekë në 200 lekë, ndërsa për banorët e fshatrave tarifa do të dyfishohet nga 100 lekë në 200 lekë në muaj. Kjo tarifë fikse mujore nuk lidhet me çmimin e metërkubit të ujit, por është një pagesë e pandryshueshme që do të paguhet çdo muaj.
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka shpjeguar se rritja e tarifave është e nevojshme për të mbuluar bilancin negativ të Ujësjellësit, i cili çdo vit del me humbje.
Megjithatë, kryebashkiaku nuk ka prekur faktin se në ujësjellës ka shumë të punësuar fiktivë, që marrin rrogën pa shkuar në punë dhe gjithashtu në shumë fshatra ende nuk ka ujë. Fshatrat e largët e sigurojnë ujin nëpërmjet puseve apo burimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



