Rasti i Tire Alldrevishit vë në lëvizje Prokurorinë: Mund ta kenë pësuar dhe pacientë të tjerë
Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje pas rastit të publikuar në media dy ditë me parë, ku përfshihej një sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila i merrte para vajzës së një paciente me Covid-19, për t’u kujdesur për të.
Gjykata e Tiranës ka pranuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” që ka kërkuar Prokuroria, ndërsa gjyqtarja e çështjes i ka kërkuar prokurorit Bledar Valikaj, që për këtë rast të bëhen hetime të thelluara për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një skemë zhvatje gjerësisht për përdorur në këtë spital.
Dyshimet janë ngitur dhe nga ana e Prokurorisë pasi ka pasur disa raste që kanë denoncuar në media se kanë paguar për të futur ushqime apo celeularë brenda spitaleve Covid-19, për familjarët e tyre që kanë qenë të shtruar. Madje, nga spitalet Covid disa pacientë janë vetëflijuar, dhe për këto raste ka procedime të hapura nga organi i akuzës.
Dje Prokuroria ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, të parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal.
Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962, pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses, e cila ishte e shtruar në spital me Covid-19, duke iu prezantuar si infermiere, ndërkohë që ishte sanitare e spitalit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



