Thumbon ish deputeti demokrat: Ndoshta “duam” Ramën, sepse nuk shikojmë ndonjë zgjedhje më të mirë
Reagimi i kryeministri në facebook pas akuzave të LSI e PDIU dhe pas lajmit në mediat greke se Shqipëria do ti falë Greqisë 12 milje det permes marrëveshjes së re që po neogciohet.
Edi Rama: Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!
Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.
Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



