E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Ali Ahmeti për incidentin me presidenten Vjollca Osmani: Falini se nuk dinë çfarë bëjnë
Lajme

Reagon Ali Ahmeti për incidentin me presidenten Vjollca Osmani: Falini se nuk dinë çfarë bëjnë

Incidenti me Presidenten e Kosovës në Shkup, reagon Ali Ahmeti: Falini

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai e cilëson një skandal të papranueshëm këtë ngjarje teksa shton se ndihet i turpëruar.

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.

Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që t’i falin për arsye se nuk dinë se ç’bëjnë.

Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetrit duke na sjellë Putinin e Vuçiçin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, shkruan Ahmeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.