Reagon ashpër Armand Duka ndaj Braçes: Konia gjeti sërish kohë të lehë për Federatën dhe futbollin
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka sulmuar ashpër zëvendëskryeministrin e Shqipërisë Erion Braçe, pasi ky i fundit ka thënë se FSHF po harxhon 8 milionë euro për zyra të reja, por nuk përgjigjet dot për klubet e futbollit.
“Dëgjoj shpesh që përmendin sukseset e Kombëtares. Por, të mos harrojmë se kjo qeveri e ka shpërblyer dhe e ka vlerësuar atë arritje të djemve të Kombëtares. Jemi në ditët e qametit kur të vërtetat dalin në shesh dhe futbolli në Shqipëri nuk ka ekonomi. Janë disa ekipe që kanë arkëtuar miliona euro vitet e fundit dhe sot nuk paguajnë rrogat.
Ku i kanë çuar paratë këta? Kanë fituar nga aktivitete brenda dhe jashtë, por edhe shitje lojtarësh madje duke mos paguar asnjë taksë në shtet e duke mos bërë asnjë deklarim dhe thonë që e kemi biznes. Më vjen keq që këta po merren me ato që kam thënë unë para dy vjetësh e gjysmë, ja ku ju doli dhe sot ankohen.
Po ndoshta ngaqë jam tifoz i Partizanit dhe më akuzojnë. Kampionati të luhet, për mua çdo gjë që është në tavolinë është e rreme dhe titullin ta marri ai që meriton. FSHF-ja nuk është institucion pa para dhe ta dinë të gjithë. Po bën një investim që kushton 8 milionë euro dhe e mbani mend batutën me Ceferin për ato zyra. Zotëria që është në krye të Federatës e di shumë mirë si menaxhohen paratë. Tani të menaxhojë shtëpinë e tij”, u shpreh Braçe.
I ashpër ka qenë reagimi i Armand Dukës, që e ka cilësuar Braçen si një kone që vetëm di të lehë.
Duka ka marrë edhe shembullin e Kosovës, ku qeveria akordoi 5 milionë euro për sektorin e futbollit, duke iu dhënë të gjithë punëtorëve në këtë industri rrogë 250 euro deri në përfundimin e situatës.
Presidenti i FSHF thotë se nuk po kërkon asgjë më shumë nga shteti sesa një rrogë minimale për njerëzit që merren me futboll.
Duka shprehet se Braçes i intereson vetëm derbi, pa u kujtuar ndonjëherë se në futboll ka edhe mjekë, masazhatorë, mirëmbajtës fushash dhe trajnerë fëmijësh.
Postimi i Armand Dukës:
Reagim i detyruar!
Edhe në këto kohë të vështira për gjithë popullin shqiptar “Konia” gjeti sërish kohë të lehë për Federatën dhe futbollin…
Skërmit dhëmbët e vogla duke i rënë gjoksit se nuk ka lekë për futbollin, duke i pozicionuar enkas publikisht këdo që ka lidhje me këtë sport si oligarkë: e di ky që janë 20 mijë njerëz që luajnë futboll, shumica fëmijë? Po ata trajnerë ekipesh fëmijësh, masazhatorë, mjekë, roje edhe ata punëtorë që mirëmbajnë barin e fushave..? Normal, këtij i intereson veç derbi! Ata që janë përfshirë në industrinë e futbollit janë të barabartë me shumicën e shqiptarëve, që po humbin as me pak e as më shumë por BUKEN E GOJES. Po kërkojnë nga shteti i tyre të bëjë atë që bëri Albin Kurti në Kosovë që ndau një fond prej 5 milionë eurosh vetëm për sportin; apo atë që bëri Maqedonia duke i dhënë çdo punëtori në këtë industri nga 250 euro… atë që po ndodh në Europë, sot Rainer Koch zv/president i Federatës Gjermane të Futbollit kërkoi mbështetje shtetërore për klubet amatore të futbollit dhe organizatat e lidhura me futbollin.
Por nuk është hera e parë që “Konet” lehin sa herë e kuptojnë që nuk dinë të qeverisin e t’i japin zgjidhje halleve të popullit qofshin biznes i vogël, të vetëpunësuar, pingpongistë, futbollistë apo edhe basketbollistë… Do i pranonim edhe sugjerimet e tyre, nëse Shteti do e kishte bërë detyrën e tij ndaj tatim-paguesve të fushës së futbollit. Padyshim si menaxherë të mirë, ne kemi dhe fond rezervë për anëtarët tanë. Ne nuk do i lëmë në baltë njerëzit e futbollit!
Ndaj “Kone” vazhdo lehjen, se e di që nuk pushon dot, por lehi shefit tënd sepse njerëzit nuk hanë më deklarata!
Njerëzit e futbollit jo e jo!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



