E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Berisha pas uljes së energjisë nga Rama: Nuk do pranojmë këto çmime, do t’i ulim deri në…
Lajme

Reagon Berisha pas uljes së energjisë nga Rama: Nuk do pranojmë këto çmime, do t’i ulim deri në…

Hipokrizi dhe pabarazi ekstreme!

Pas propagandës së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për ulje njëlekshe të çmimit të energjisë elektrike për abonentë familjarë, ka reaguar kreu i demokratëve i cili e ka quajtur hipokrizi dhe pabarazi ekstreme që po u bëhet shqiptarëve.

“Memoria e Edi Ramës është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje do të thoë, të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten aty ku janë. Sepse të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 MËh siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për vehten tënde. Ta ulësh në 85 lek nga 95 lek njëlloj si për atë që merr 100-milion lek në vit me atë që merr 3-4 milionë në vit është hipokrizi dhe pabarazi ekstreme. Partia Demokratike qëndron e palëkundur në uljen në përpjestim të plotë me rrogat për të gjithë qytetarët që marrin një rrogë mesatare e poshte. Ulja e padiskutueshme për bizneset në tërësi, biznesit të vogël në veçanti.”,- tha Berisha. Ndërsa me heret Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi pasi kryeministri Edi Rama njoftoi uljen e çmimit të energjisë nga 9.5 në 8.5 lekë për familjet të cilat konsumojnë deri në 700 kilovat.

Gazment Bardhi Belinda Balluku

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ulja e çmimit të energjisë me 1 lek është tallje.

Ai solli në vëmendje se qeveria përgjatë 10 viteve e rriti çmimin e energjisë për konsumatorin në mënyrë që zv/kryeministrja Belinda Balluku të kishte më shumë të ardhura, siç u shpreh ai, për të vjedhur me tendera.

“Shqiptarët për shkak të abuzimeve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në sektorin e energjisë paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon”, thekson Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.