E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Paloka: T’i shërbesh Ramës je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama
Politikë

Reagon Paloka: T’i shërbesh Ramës je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër për lajmin e publikuar nga Mero Baze se, gjoja “Paloka dhe Strazimiri po përgatisin një grup kriminelësh në Lezhë për të dhunuar parlamentin.

Pas Strazimirit që kapej direkt me Mero Bazen, Paloka shkon edhe më tej, teksa thotë që tani që do jenë pa rroga, do i vinë në ndihmë paratë e fituara në gjyqe shpifjesh.

Ja reagimi i plotë i Palokës në facebook:

Sherbetorët e Ramës, nuk heqin dorë.

Të jesh i ndershëm dhe t’i sherbesh Ramës sot duhet të jesh deficent nga mendja.

Po të mos jesh deficent por t’i sherbesh Ramës, je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama.

Sot kanë mbetur fare pak ata që vazhdojnë të mbrojnë Ramën sepse dhe atyre që kanë qenë dikur mbështetës të fortë të tij, sot ju vjen turp ti dalin në krah.

Kanë mbetur vetëm me të ndyrët që janë të zhgërryer keq dhe që e dijnë se nesër Rama do i marrë me vete.

Kur i vjen ngordhja padronit, shërbëtoret behen edhe me të neveritshëm.

Se fundmi kanë botuar një mashtrim ordiner, të denjë vetëm për ata, sikur unë dhe Strazimiri paskemi qenë dje në Lezhë për të rekrutuar persona me precedentë penal…

As njeri as tjetri dje nuk kemi levizur nga Tirana, madje kemi qenë dhe në sy të publikut dhe kamerave gjithë ditën.

Po me sa duket tani që do jemi dhe pa rroga, do na vijnë indirekt në ndihmë qelbësit e Ramës.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.