E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Patozi: Vazhdoj garën për kreun e PD, Basha më ofroi pazar …
Lajme

Reagon Patozi: Vazhdoj garën për kreun e PD, Basha më ofroi pazar …

Astrit Patozi deklaroi se do të vazhdojë garën për kryetar të Partisë Demokratike, edhe pse në mbledhjen e sotme të kryesisë nuk u pranua kandidatura e tij.

Patozi shprehet se nuk e kishte parashikuar që situata të arrinte deri në pikën ku nuk i lejohet kandidimi për kryetar. Ai u shpreh se nuk ka qenë rregull që duhet të kishte paraqitje me dosje, në momentin që shpallje kandidaturën për kryetar.

Patozi u shpreh se Basha do të futet në një garë që do t’a kontrollojë ai vetë.

“Unë vazhdoj dhe do të jem kandidat i PD-së për aq kohë sa do të ketë garë. Ne do të bëjmë përpjekjet tona. Duam te fusim në shina procesin statutor. Kjo është më keq se farsi sepse nuk mendoja se do të arrinte deri në këtë pikë. PD është në një moment shumë kritik. Është humbja më e rëndë që ka pësuar në 27-vjet. Për fat të keq kjo po merr dhe nuanca groteske. Është një gjë që nuk e parashikoja mospërfshirjen time në garë. Nuk ka qenë një rregull që duhet të kisha një paraqitje me dosje. Unë shpalla gatishmërinë time për të kandiduar për kryetar.
Sipas meje, unë kisha disa kushte minimale që kam të drejtë të kandidoj. PD nuk mund të mbërrinte kurrë në këtë pikë. Ajo që mund të them sot është se sikur është serioze situata në PD po aq serioze është dhe nisma ime dhe e mijëra demokratëve. Vendimi statutor është i pandershëm dhe i pabesë. Mos marrja e përgjegjësive është një fyerje shumë e madhe. Basha do të futet një garë që ta kontrolloje ai vetë.” – deklaroi ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së në “Top Story”.

Patozi u shpreh se njerëz pranë Lulzim Bashës e kanë njoftuar atë se kryedemokrati është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me të. Por, Patozi shprehet se në këtë garë nuk është futur për qëllime personale.

“Basha nuk e jep dorëheqjen sepse kërkon të futet në një garë të të kontrolluar prej tij. Është e njëjtë me kërkesën tonë për largimin e Edi Ramës nga qeveria për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk kanë qenë të paktë njerëzit e Zotit Basha që më kanë propozuar që Zoti Basha është i prirur të ketë një marrëveshje dhe ti lëmë gjërat pas. Unë nuk jam futur në këtë garë për qëllime personale. Zoti Basha bëri një Pazar dhe i lëshoi kërkesat e tij. E rëndësishme është që Zoti Basha e ka tentuar edhe këtë dhe unë nuk jam i gatshëm të çedoj nga kërkesat e mia si Basha bëri me Ramën.” – deklaroi Astrit Patozi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.