E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Rama pasi Begaj dekretoi ligjin për Komisionet : Ka perënduar koha kur Presidenti bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë
Lajme

Reagon Rama pasi Begaj dekretoi ligjin për Komisionet : Ka perënduar koha kur Presidenti bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë

Kreu i qeverisë ka reaguar pas dekretimit nga Presidenti i vendit të ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentare, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës.

Në një reagim në platformën X, Edi Rama shprehet se ka perënduar koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë.

Sipas tij Shqipëria s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që “vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij,  rikthimin e kohës së vdekur”.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

Ka perënduar me kohë koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov, siç do të mbarojë po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!

Ky vend është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë në çdo aspekt drejt #Shqipërisë2030.

Prandaj Shqipëria s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij,  rikthimin e kohës së vdekur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.