E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Referendumi në Maqedoni/ 90 përqind e votuesve ‘pro’ marrëveshjes, por pjesëmarrja e ulët
Bota

Referendumi në Maqedoni/ 90 përqind e votuesve ‘pro’ marrëveshjes, por pjesëmarrja e ulët

Rreth 90 përqind e pjesëmarrësve në referendumin në Maqedoni, kanë  votuar “pro” marrëveshjes me Greqinë për ndyshimin e emrit, që i hap rrugë integrimit në BE.

92 perqind

Ali Ahmeti: Vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta sjellin deputetët e Kuvendit

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në konferencën për shtyp pas mbylljes së votimeve tha se sot qytetarët në referendum, ia deleguan vendimmarrjen deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Ai tha se pas referendumit të sotëm vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta marrin deputetët.

“Dita e sotme ishte një ditë shumë e rëndësishme për vendin tonë, uroj qytetarët e RM-së, institucionet dhe gjitha partitë që kontribuan për mbajtjen e referendumit. Sot ne zhvilluam kapacitetet për një vend me pretendim për integrim në NATO dhe BE. Ky proces i reformave të barazisë garanton paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira, investime. Unë dhe BDI kemi thënë që vendimmarrja i takon institucioneve të vendit. Sot qytetarët e vendit ia deleguan vendimmarrjen Kuvendit të Maqedonisë dhe deputetëve”.

“Ne jemi të zgjedhur që të marrin vendime të rëndësishme dhe jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme. Me vendin tonë në Kuvend ne përcaktojmë të ardhmen e vendit tonë dhe Evropës Juglindore. Në zgjedhjet e fundit ne u zotuam për zhvillim ekonomik dhe prosperitet. Kjo përbërje e Kuvendit ka mandat për zgjidhjen e çështjeve me fqinjeve dhe me vendimet e tyre sot qytetarët deleguan vendimmarrjen tek deputetët dhe institucioneve të vendit”, tha mes tjerash Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarëve për zgjedhjet të parakohshme parlamentare, ai tha se nëse deputetët e opozitës nuk pajtohen që të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Reagimi pas referendumit, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse….

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të votimeve të referendumit në Maqedoni.

zaev 1

Nëse shumica ka votuar pro, atëherë referendumi do të quhet i suksesshëm dhe më tej do të vijojë procedura në Parlament, tha Zaev.

Por, nëse rezultati nuk certifikohet nga Kuvendi, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Kryeministri Zaev.

“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shnjdërohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe për nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMROP-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëhër duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”.

***

Referendumi në Maqedoni/ Mbyllet votimi, pjesëmarrja e ulët

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për referendumin e emrit në Maqedoni. Që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, 1.8 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë ishin thirrur në referendumin për çështjen e emrit. Ata ju përgjigjën pyetjes: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?

Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 18.30, në votime kanë dalë reth 35 për qind e trupit të përgjithshëm votues, apo  519 mijë e 400 qytetarë. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.

“Për të qenë i suksesshëm referendumi duhet që të dalin në votim 50%+1 votues nga lista zgjedhore, apo rreth 903 mijë qytetarë. Për të vendosur qytetarët për njërin nga dy opsionet, Pro apo Kundër duhet që njëra palë të ketë 50%+1 votë më shumë se opsioni tjetër. Nga rezultatet paraprake, tani për tani ky duket një mision i pa mundur”, raportojnë mediat në Maqedoni. Megjithatë, edhe ka pasur debate e interpretime të ndryshme, nëse me daljen eventuale nën 50 për qind do të konsiderohej i dështuar ose jo.

Ky votim është shumë i rëndësishëm dhe është paraprirë nga një seri vizitash të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Fitorja e “PO”-së në referendum zgjidh përfundimisht çështjen e konfiktit me Greqinë dhe i hap rrugën vendit për anëtarësim në NATO, e më pas në Bashkimin Europian.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.