E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reforma e financave publike, dështim për borxhin dhe detyrimet e prapambetura
Lajme

Reforma e financave publike, dështim për borxhin dhe detyrimet e prapambetura

Një reformë mbi menaxhimin e financave publike që u mor në vitin 2014 e nxitur nga Banka Botërore duket se ka dështuar në synimet kryesore të saj, sjelljen e borxhit publik në raport me PBB në nivelin 65.5% në vitin 2017 dhe në eliminimin e detyrimeve të prapambetura.

Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit të vitit 2017 të Menaxhimit të Financave publike 2014-2020 dhe nxori në dukej se drejtimet kryesor për të cilat u ndërmor kjo reformë nuk u realizuan.

Reforma synonte që borxhi publik të arrinte në 65.5% të PBB në fund të 2017, por rezultati ka qenë i ndryshëm, pasi ky raport bë buxhetin fakt të 2017 rezultoi në 70.0 % të PBB-së.  Raportimi i monitorimit e cilëson këtë objektiv të papërmbushur.

Gjithashtu raporti i monitorimit zbulon se, me 2017 janë akumuluar rreth 2,2 miliardë lekë detyrime të prapambetura, teksa niveli i synuar në strategji ishte 0 lekë detyrime të prapambetura, shkruan Monitor. Po ashtu monitorimi i strategjisë ka zbuluar se niveli i investimeve publike ka qenë me pak se parashikimet e bëra në buxhet, duke konsideruar të papërmbushur objektivin vjetor për të kryer investime publike në nivelin 4.5% të PBB-së.

Raporti i monitorimit vëren se krahasuar me vlerësimin e kryer në 2011 vërehen përmirësime thelbësore në disa tregues kyç, përfshirë: parashikimin e të ardhurave; menaxhimin dhe raportimin e angazhimeve dhe detyrimeve të prapambetura të shpenzimeve; gjithëpërfshirjen e paketës së buxhetit dhe informacione të rëndësishme fiskale që tanimë janë të disponueshme për publikun; Buxheti i parë i Qytetarëve është përgatitur dhe botuar, po ashtu edhe Raporti Gjashtë – mujor i Performancës Makroekonomike, Fiskale dhe Buxhetore të Qeverisë si dhe ka përmirësime në aksesin e publikut në informacionin e prokurimit.

Por, raporti ngre shqetësimet në lidhje me: shtrirjen e operacioneve të paraportuara; mungesën e transparencës se transfertave fiskale ndërqeveritare; rregullsinë dhe pjesëmarrjen në buxhetin vjetor; si dhe shqyrtimin legjislativ të raporteve të auditimit të jashtëm.

Raporti i monitorimit të Financave publike përcakton mbështetjen e donatorëve për sektorin e MFP-së, i cili dominohet nga kreditë, rreth 95 për qind të totalit të financimit, të siguruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB). Donatorë të tjerë në këtë sektor përfshijnë: Bashkimin Evropian (BE), Suedinë, Zvicrën dhe USAID-in, të cilët ofrojnë ndihmën e tyre përmes granteve, mbështetjes buxhetore dhe AT. Gjatë vitit 2017, 20 projekte të mbështetura nga donatorët ishin duke u zbatuar dhe shuma prej 88.17 milion euro ishin të planifikuara për projekte të reja, po për vitin 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.