“Regjimi ka emrin banditokraci”- Berisha sulmon Ramën: Tha se ekonomia u rrit 18 për qind, por nuk ngrihen rrogat! Paratë shkojnë te klientela e qeverisë
Në fjalën e mbajtur Berisha sulmoi qeverinë Rama, duke u shprehur se sot në Shqipëri rrogat janë 30 për qind më të ulëta se në vitin 2013. Berisha tha se të ardhurat nuk shpërndahen për shqiptarët, por shkojnë për klanet dhe klientelën e qeverisë.
“Ky regjim që ështe instaluar në Shqipëri ka vetëm një emër, banditokraci, ose kakistokraci. Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Balkanit dhe Europës. Shqiptarët kaluan nga vendi me të ardhura për frymë të ulëta në të mesme të larta. Po ku janë sot? Janë 30 për qind më ulet se në vitin 2013-të. Nëse kishim rrogat më të larta në rajon, ne kemi rrogat më të ulëta, përfshi Kosovën. Ku jemi sot? Jemi vendi ku janë investuar nga borxhet dhe taksat tuaja mbi 5 miliardë euro. Janë përfunduar gjithësej 34 kilometra autostradë të lëna në mes në 2013-ën.
Ku shkuan këto? Në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të qeverisë. Njëri nga specialistët më të njohur të korrupsionit edhe vjedhjeve u tha shqiptarëve jemi rritur 18 për qind, të nesërmen kreu i Meduzës do deklaronte që kjo nuk përkthehej në rroga. Shqipëria zinte vendin e katërt në botë për shpërndarjen më të mirë të të ardhurave. Ku shkojnë sot këto? Kjo rritje që pretendon ai? Të gjitha shkojnë te klanet e qeverisë, te klientela e qeverisë. E cila dikton ligje për të marrë veprat publike, për të marrë shërbimet publike”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi edhe nga Elbasani delegatët e PD për të firmosur peticionin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Nga ‘Foltorja’ e shtatë radhazi, Berisha u shpreh se Kuvendi Kombëtar mund të quhet edhe Kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike.
“Kam një kërkesë për çdo delegat dhe delegate, të firmosi për mbledhjen e Kuvendit të PD. Mund ta quani edhe Kuvendin e rithemelimit të PD. Ata që përzunë votën e lirë nga PD i bënë asaj një dëmtim të jashtëzakohshëm, ne do të rikthejmë votën, vullnetin tuaj, do jeni jua, që në statut do të sanksiohet, do të përcaktoni deputetët tuaj, drejtuesin e degës, qeveritarët vendorë dhe këshilltarët tuaj. Çfarë bën kryetari që ka vbendosur kryetari që ka vendosur në statut se këshilltarët duhet t’i miratojë kryetari i partisë. Këto janë centralizime që s’i kisha dëgjuar ndonjëherë. Do t’ju japim të gjitha kompetencat që meritoni”
Berisha kujtoi se para 2013-ës, votimi zhvillohej i hapur dhe respektohej procesi, ndryshe nga tani ku votimet në PD përdoren për të përjashtuar figurat, duke i faturuar partisë më të madhe të të djathtës shqiptare, zvogëlimin e saj.
“Shikoni çfarë ndodh këto ditë, hidhuni një sy ekraneve, e gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje të pengut të saj. Të gjitha tezat janë se këta demokratët nuk duhet të votojnë, se s’ka rëndësi vota, se nuk kanë rëndësi forumet e tyre, anëtarësia, s’ka rëndësi statuti, parimet. Por ne jemi këtu për t’u ngritur dhe rivendosur PD-në edhe njëherë në këmbë, për ta ringritur atë ashtu siç e themeluam.
Përpara vitit 2013 bëhej votim i hapur, respektoheshin ato që shpalleshin. Kryeministrin e zgjodhëm me dy kandidatura, kryetarin e Parlamentit mes Arben Imamit dhe Pjetër Arbnorit, ministrat i votonim në Kryesi, Këshilli Kombëtar mblidhej periodikisht dhe bënte analizën e punës së tyre. Kurrë s’ka ndodhur përveçse tani që rivali i kryetarit të përzihet nga kryesia. Çdo rival i kryetarit, n.q.s nuk zgjidhej kryetar, mbetej anëtar i kryesisë së partisë, kurse tani kaluam nga një largim në një largim tjetër dhe e vërteta është se partia u rrudh në mënyrën më të pamerituar”, deklaroi Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



