E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rëndohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, Vatikani: Ati i Shenjtë pësoi bllokim të frymëmarrjes
Lajme

Rëndohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, Vatikani: Ati i Shenjtë pësoi bllokim të frymëmarrjes

Sot, më 3 mars, Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë ka njoftuar për një dështim akut të frymëmarrjes që ka përjetuar Ati i Shenjtë, i shkaktuar nga akumulimi i mukusit endobronkial dhe bronkospazma.

Për të trajtuar këtë problem, janë kryer dy bronkoskopi dhe aspirimi i sekrecioneve të bollshme. Pas procedurave, është rifilluar ajrimi mekanik joinvaziv. Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Ati i Shenjtë ka qëndruar vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues gjatë gjithë kohës.

Prognoza e tij mbetet ende e rezervuar, ndërsa Papa vazhdon të trajtohet në Poliklinikën Gemelli, ku është shtruar që nga 14 shkurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.