E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rëndohet situata nga përmbytjet, në Durrës pezullohet mësimi, Shkodra në emergjencë
Lajme

Rëndohet situata nga përmbytjet, në Durrës pezullohet mësimi, Shkodra në emergjencë

Përkeqësohet situata nga përmbytjet, në Durrës pezullohet mësimi, Shkodra në emergjencë

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme me përmbytjet në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Kështu në rrugët e Durrësit, pjesa më e madhe e tyre janë nën ujë, ndërsa në disa zonat mësimi është pezulluar.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Met Hasa’ në Porto Romano të Durrësit janë izoluar brenda godinës. Uji ka përmbytur oborrin e mjedisin përreth. Mësimi është pezulluar dhe te shkolla ‘Neim Babameto’ në Spitallë.

Edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton pezullimin e procesit mësimor për sot.

Ndërsa deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias kërkoi shpalljen e gjendjes së emergjencës në këtë qark.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.