E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RENEA operacion të madh në Shkodër me urdhër SPAK
Lajme

RENEA operacion të madh në Shkodër me urdhër SPAK

Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër, shoqërohen në

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i gjerë policor që është zhvilluar në Shkodër.

Forcat RENEA kanë kryer kontrolle intensive në Shkodër dhe fshatrat përreth nga mbrëmja e së mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 12 dhjetor 2024.

Mësohet se SPAK dhe RENEA po kryejnë kontrolle për atentatin e 30 tetorit ku u vranë me armë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe humbën jetën aksidentalisht çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Operacioni është fokusuar në banesat e personave me precedent penal.

Ndërkohë, janë shoqëruar në polici disa persona. Janë sekuestruar disa armë dhe 5 makina të blinduara të cilat pritet të analizohen për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.