Reperi Cllevio ndalohet nga policia në Milano
“Më fusin në paraburgim”, Cllevio pretendon se është ndaluar në Milano


Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik Cllevio, pretendon se është ndaluar nga autoritetet italiane në Milano dhe se pritet të dërgohet në paraburgim.
Lajmin e ka bërë publik vetë këngëtari përmes disa pamjeve të postuara në rrjetet sociale. Ai ka filmuar ambientin ku pretendon se po mbahet dhe ka shkruar:
“Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim.”
Cllevio shprehet gjithashtu se, për shkak të situatës së krijuar, nuk do të mund të jetë i pranishëm në aktivitetin e paralajmëruar në Rinora 4, në Zvicër.
“Sorry Zvicra, Rinora 4”, shkruan reperi, ndërsa postimit i ka vendosur vendndodhjen “Milano”.
Për momentin nuk dihen arsyet e ndalimit dhe as akuza që mund të jetë ngritur ndaj tij. Për ngjarjen nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet italiane. Të vetmet të dhëna janë ato të publikuara nga vetë këngëtari në profilin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



