E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reperi “Cllevio” operohet me sukses në paraburgim
Uncategorized

Reperi “Cllevio” operohet me sukses në paraburgim

Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si “Cllevio”, ka kaluar me sukses një ndërhyrje mjekësore gjatë periudhës që po qëndron në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Shqetësimet për gjendjen e tij u bënë publike dy ditë më parë, kur stafi që menaxhon llogaritë e tij në rrjetet sociale konfirmoi nevojën për një trajtim të specializuar.

Gjatë ditës së sotme, përmes një përditësimi në Instagram, është bërë me dije se operacioni ka përfunduar pa komplikacione.

Bashkëngjitur një fotografie ku reperi shfaqet në ambientet e spitalit, stafi i tij ka shkruar: “Ganggo më i fortë se kurrë, post-operacionit me sukses. Ju falënderon për mesazhet e dërguara, në pamundësi për t’u kthyer të gjithëve”.

Gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, ndërsa pritet rikuperimi në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.