E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Ekstradohet nga Dubai reperi Cllevio Serbiano
Flash

VIDEO/ Ekstradohet nga Dubai reperi Cllevio Serbiano

Kleviol Ahmeti, i njohur edhe si Cllevio Serbiano, është ekstraduar sot nga Dubai në Shqipëri, pas një operacioni të përbashkët mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Ahmeti, 39 vjeç, lindur në Lushnjë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi ndaj tij ishin caktuar dy masa “arrest me burg”, nga gjykatat e Tiranës dhe Fierit, për vepra të ndryshme penale.

Gjykata e Apelit në Tiranë e kishte urdhëruar arrestimin e tij për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se për disa vite ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale shtetasin R. R., si dhe familjarët e tij.

Ndërkohë, Gjykata e Fierit e ka dënuar Ahmetin me 9 muaj burg, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak që i ishte caktuar më herët.

Pas lokalizimit të tij në Dubai dhe plotësimit të procedurave ligjore për ekstradimin, Cllevio është sjellë sot në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë.

Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qendruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.

Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.