E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replikat me Ramën reagon Basha: Rama duhet t’i lërë shpifjet dhe lojërat politike, por të tregojë se pse nuk është hapur spitali Covid 4
Publik News

Replikat me Ramën reagon Basha: Rama duhet t’i lërë shpifjet dhe lojërat politike, por të tregojë se pse nuk është hapur spitali Covid 4

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat për raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se vendin e quajtur “Shtëpia e Verdhë” në Mat ishte bërë transplantim organesh nga UÇK mbi robërit serbë.

Sipas tij, kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sëbashku me një mjek peruan  për të bërë dosjen e Shtëpisë së Verdhë.

Duke shmangur një përgjigje konkrete, Basha shkruante në rrjetet sociale se Rama duhet t’i lërë shpifjet dhe lojërat politike, por të tregojë se pse nuk është hapur spitali Covid 4.

Replikat kanë vazhduar më tej, pasi Rama ka reaguar sërish duke i thënë Bashës që të mos fshihet pas Covid, por të japë përgjigje për dosjen sekrete të Shtëpisë së Verdhë që është bërë së bashku me mjekun peruan.

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!” shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.