E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Republika e korrupsionit kapilar
Lajme

Republika e korrupsionit kapilar

1- Sektori i mjedisit: korrupsion endemik. I hetuar, i faktuar dhe i inceneruar.

2- Sektori i infrastrukturës: sistem kapilar korrupsioni. I hetuar, i faktuar, i unazuar, i tuneluar, i aeroportuar dhe i portuar në tokë e në det.

3- Sektori i shëndetësisë: korrupsion në çdo qelizë. I hetuar, i faktuar, i analizuar dhe i sterilizuar.

4- Sektori i bujqësisë: korrupsion kapilar. I hetuar, i faktuar dhe i ambalazhuar si sallatë domatesh nga OLAF-i dhe BE-ja.

5- Këneta dixhitale: gangrenë korrupsioni, më e qelbur se një gropë gjigante septike. I hetuar, i faktuar, i shantazhuar dhe madje i pastrehë.

6- Sektori i mbrojtjes: korrupsion industrial. I hetuar pjesërisht, i faktuar pjesërisht në prona e katandi. Por këtu ende nuk ka plasur qelbi i KAYO-s.

Pra, kjo nuk është çështje ministrash, drejtorësh apo shushkash haremi që bëjnë paradë në institucione. Ky është një sistem kapilar që rrjedh nga lart poshtë.

Nuk ka asnjë sektor të qeverisjes që nuk funksionon si një mekanizëm integral zhvatjeje. E megjithatë, Shqipëria ka marrë vendim, me vullnet të plotë, të vidhet.

Gati për zgjedhjet e reja. Fitore edhe më të mëdha na presin përpara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.