Reshjet e borës përfshijnë Veriun e vendit
Majorka në Spanjë zbardhet e gjitha
Veriu i Shqipërisë është përfshirë sot nga reshje të dendura bore, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullim në zonat malore dhe rurale. Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa segmentet Bajram Curri–Valbonë, Theth–Shkodër dhe zona të tjera të larta raportojnë prezencë të konsiderueshme dëbore.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në qarkullim, pasi në disa akse rrugore ka ngrica dhe mjegull të dendur. Njësitë e emergjencave dhe kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve kryesore.
mesdhetare, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Pamjet e bardha nga zonat malore të Majorkës tregojnë reshje të forta që kanë mbuluar rrugët dhe pushimoret, duke krijuar një kontrast të pazakontë për destinacionin e njohur veror.
Meteorologët paralajmërojnë se masa të ftohta ajrore do të vijojnë të ndikojnë rajonin gjatë ditëve në vijim, me mundësi të tjera reshjesh bore në zonat malore të Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



