E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reshjet e dendura të shiut, del nga shtrati lumi Gjadër
Flash

Reshjet e dendura të shiut, del nga shtrati lumi Gjadër

Në qarkun e Lezhës, prurjet nga lumenjtë dhe përrenjtë janë rritur ndjeshëm për shkak të reshjeve, por deri në këto momente nuk raportohet për problematika. Niveli i ujit në Bunë, në zonën e Urës së Vjetër, mbetet nën kuotën e rrezikut, ndërsa situata paraqitet e qëndrueshme edhe në lumenjtë Drin, Kir dhe Gjadër, pavarësisht shtimit të prurjeve. Gjendja është normale edhe në rezervuarin e Shtodrës.

Hidrovoret e Vilunit dhe të Çasit janë në funksion me nga pesë pompa secili dhe ndodhen në gatishmëri për të operuar me kapacitet maksimal nëse situata e kërkon.

Ndërkohë, në Malësinë e Madhe reshjet e shiut vijojnë me intensitet mesatar. Fshati Flakë mbetet i izoluar si pasojë e rritjes së prurjeve të përroit, ndërsa furnizimi me energji elektrike paraqitet problematik në disa zona, kryesisht në njësitë Kelmend dhe Shkrel.

Në Vaun e Dejës, lumi Gjadër ka dalë nga shtrati, duke sjellë rritje të nivelit të ujit në lagjen “Kapedani”, ndërsa në Fushë-Arrëz raportohen shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa akse rrugore rurale.

Në qarkun e Shkodrës nuk ka probleme në qarkullimin rrugor, por disa zona, përfshirë Postribën dhe Kelmendin, rezultojnë pa energji elektrike. Autoritetet bëjnë me dije se ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.