E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reshjet e shiut sjellin probleme në rrugët e Verilindjes së Shqipërisë
Lajme

Reshjet e shiut sjellin probleme në rrugët e Verilindjes së Shqipërisë

 

Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar dëme vetëm në jug e juglindje të vendit. Në verilindje, kryesisht në Qarkun e Kukësit, rrugët janë mbuluar me gurë që kanë rënë nga malet.

Janë shkarjet e 24 orëve të fundit. Në verilindje reshjet e shiut sollën  probleme e kryesisht në infrastrukturën rrugore.

Sasi të mëdha gurësh e inerte bllokuan disa rrugë në drejtim të Shishtavecit, Peshkopisë, Malziut, Borjes.

Mjetet e bashkisë dhe të kompanive sipërmarrëse nisën nga puna për normalizimine situatës.

Lumenjtë e përrenjt dhjetëfishuan prurjet e që ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.

Aktualisht kuota e tij është 291.5 metra. Edhe katër metra i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale.

Bashkë me prurje të shumta të ujit, erdhën edhe një sasi e madhe mbetjesh që mbuluan menjëherë sipërfaqen e liqenit, një probem që po kthehet në gangrenë ekologjike për zonën./abcnews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.