E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revoltohet Stresi me “Përputhen”: Turp, aty sheh vetëm një të folur vulgare nga femrat, deri në trembje!
Publik News

Revoltohet Stresi me “Përputhen”: Turp, aty sheh vetëm një të folur vulgare nga femrat, deri në trembje!

Emisioni “Përputhen” është bërë objekt diskutimi pas skandalit se Tea dhe Andi ishin detyruar që të dilnin çift nga emisioni.

Siç duket Tea është në një lidhje me Beartin dhe me Andin nuk kanë ndjenja, siç u shtirën në emision.

Ky skandal ka sjellë reagimin e shumë personave të njohur publik, mes tyre edhe Stresi që e ka konsideruar këtë emision si një turp.

Përmes një postimi në Instagram, ai thotë se ‘Përputhen’ nuk ka asnjë shembull pozitiv për t’i dhënë të rinjve.

Sipas Stresit, “Përputhe”, po i tregon brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grushta për një femër.

Postimi i plotë i Stresit:

Mbasi harxhuam lotët, kaq kohë, pas telenovelave turke, ku gratë nuk ngrihen nga vendi pa mbaruar deri në fund, sot në të gjitha rrjetet sociale flitej vetëm për telenovelën “ Përputhen “ e për aktorët kryesorë, Tea Bearti e Andi.

O Zot i madhë, e kishin basarduar gocën e botës, fjalë nuk i kishin lënë pa thënë ! Dua të pyes, se unë ndoshta nuk arrij të kuptoj se cili ishte morali i këtij programi “ Përputhen “?

Aty sheh vetëm një të folur vulgare nga femrat, deri në trembje…!!

Si mund të pretendojnë të gjejnë njeriun e duhur, aty mbrënda, ku ato me atë të folur, me atë të veshur… ose më mirë të themi të zhveshur, trembin dhe ato që janë jashtë !

Për çfarë qëllimi pikërishtë në këtë situatë, kur njerëzit janë pa shpi, janë me frikën e Covid 19, ju keni keni mbërthyer mbas TV, me këto emisione, në të cilat përveçse një degjenerimi total, nuk kanë asnjë qëllim tjetër edukativ !

Ju, po i tregoni brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grusha për një femër. S’e kisha menduar të arrijmë deri këtu, çfarë po shfaqin TV- të tona..!

Çfarë vlerash paraqesin, duke ndërtuar modele e shabllone, që nuk janë për tu parë, e jo më për të marrë shembul.

Në fillim u trëmba, kur Renato Mekolli filloi të thyej pjata, në emisionin Hells Kitcher, por sot dua ta falenderoj publikisht për durimin, për mënyrën si e trajtoi atë “guzhinën e djallit”, sepse iu mësoi aq shumë gjëra atyre konkurentëve, sa nuk kishin për të mësuar kurrë. Dhe në fund fitueses ju dha një dritë jeshile, për të ardhmën e saj në guzhinë…

Po kjo “ Përputhen “ çfarë po promovon ?!

Përveçse ato që promovojnë rrobat, të pasmet, ngjyrat e flokëve që i ndërrojnë çdo dy min. çfarë tjetër po promovojnë… zgjuarësinë, edukatën, kulturën, apo çfarë ?!

I bëjnë të famshme për çfarë…. çfarë bënë ?

Turp !

Për mua, mund të bëhën emisione e produksione për të rinjë, që duan të shkëputen nga droga…për ata që duan të dalin nga tuneli i errët i jetës së tyre, po nuk po ju jepet asnjë mundësi !

Po, të paktën ata kanë të drejtë, se vërtetë janë vetja e tyre, jo njerëz falso që nuk japin asgjë ! Nuk japin asnjë mesazh për të rinjtë. I nxjerrin pastaj, i bëjnë të famshëm…VIP-a, e mbushin gazetat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.