Rezoluta e propozuar nga PDIU ndaj Greqisë për heqjen e ligjit të luftës gjen përkrahjen e PS dhe PD
Në konferencën e kryetarëve PS dhe PD kanë rënë dakord për rezolutën ndaj Greqisë, kërkesë e grupit parlamentar të PDIU për ti kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës.
Debati për këtë rezolutë do të mbahet në seancën e datës 18 korrik dhe më pas do të kalojë për votim.
“Kjo deklaratë është dëshmi e politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur zgjidhje pas 84 vjetësh në lidhje me një absurd juridik i mbështetur mbi një absurd historik. Në këtë projekt deklaratë, Kuvendi vlerëson rëndësinë që kanë marrëdhëniet strategjike me Greqinë dhe vullnetin e dyanshëm për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve tona. Të dy vendet tona janë anëtarë të NATO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes sonë të përbashkët” tha Idrizi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



