Rezultatet/Barça dhuron spektakël me Bayern Munich
Zhegrova ndëshkon Atletikon
Gola, spektakël dhe shumë emocione. Ndeshjet e fundit në raundin e tretë në Champions League, kishin gjithçka brenda.
Barcelona triumfoi me shifrat e thella 4-1 ndaj Bayern Munich në shtëpi.
Më i miri ishte padyshim Raphinha që realizoi tripletë, ndërsa goli tjetër për katalanasit u shënua nga Lewandowski, i cili nuk festoi ndaj ish-skuadrës së tij. Golin e vetëm për bavarezët e shënoi Harry Kane.
Fitore spektakolare e Manchester City. Anglezët asfaltuan 5-0 Spartën e Pragës, në një sfidë pa histori.
Edon Zhegrova gjeti golin e parë në Champions League e këtij sezoni. Sulmuesi shqiptar shënoi në portën e Atletico Madrid për t’i hapur udhë përmbysjes së Lille që mori pikët e plota pas fitores 3-1.
Sukses shënoi edhe Inter 1-0 në fushën e Young Boys. Me shifra të njëjta triumfoi edhe Liverpool në Gjermani kundër Leipzig. Ndërkaq, fitore komode shënuan Dinamo Zagreb 2-0 ndaj Salzburgut, teksa Feynoord mposhti 3-1 Benfica-n.
REZULTATET:
Barcelona-Bayern Munich 4-1
Leipzig-Liverpool 0-1
Atl Madrid-Lille 1-3
Man City-Sparta Pragë 5-0
Young Boys-Inter 0-1
Salzburg-Dinamo Zgareb 0-2
Benfica-Feyenoord 1-3
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



