Rezultatet e primareve për Qarkun Berat: Ky është kandidati më i mbështetur
Në primaret e zhvilluara në qarkun Berat, kandidati që ka arritur më shumë mbështetje është Zija Ismaili, i cili ka siguruar 1091 vota, duke lënë pas të gjithë kandidatët e tjerë. Pas Ismailit, është renditur Ledion Marra me 306 vota, ndërsa Erion Dasho ka marrë 238 vota, duke u pozicionuar i treti.
Në renditjen e mëtejshme, Thoma Rumniçi ka marrë 128 vota, Shaqo Merkaj 102 vota, dhe Fatmira Kola 66 vota.
Ndërkohë, Oltion Merdari dhe Monika Qosja kanë marrë më pak vota, me 27 dhe 31 përkatësisht. Esmeralda Braho ka mbyllur listën me vetëm 11 vota.
Këto rezultate pasqyrojnë një mbështetje të fuqishme për Ismailin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



