E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
REZULTATET NË KOHË REALE- Nis numërimi i votave në Kosovë/ Deri tani kryeson Lëvizja Vetëvendosje
Publik News

REZULTATET NË KOHË REALE- Nis numërimi i votave në Kosovë/ Deri tani kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Deri më tani, KQZ-ja ka numëruar vetëm 5 për qind të votave, ku me këtë numërim, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40% të votave.

Sipas këtyre rezultateve, PDK-ja ka 19.40%, LDK-ja 13.69%, AAK-ja 10.79 %, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 2.5%.

KETU KENI REZULTATET NE KOHE REALE

grafiku-zgjedhje-kosove

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë demokratike në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Inkurajojë këshillat e vendvotimeve që gjatë procesit të numërimit të fletëvotime votimeve t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit të votave me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet”, tha Daka.

“Sot Kosova tregoi shembull sesi duhet të organizohen zgjedhje pavarësisht sfidave të shumta”, shtoi ajo.

Sipas KQZ-së, dalja në këto zgjedhje ishte mbi 47 për qind, që krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 është më e lartë, pasi më 2019, dalja kishte qenë 44.18 për qind.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.