E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ribmursimi  e ilaçeve, pacientët presin në agoni sepse nuk punon sistemi
Lajme

Ribmursimi e ilaçeve, pacientët presin në agoni sepse nuk punon sistemi

Sistemi shëndetësor në Shqipëri është literalisht copë-copë sa i takon menaxhimit, shërbimit, ilaçeve dhe kushteve.

Rimbursimi i ilaçeve për pacientët ka qenë gjithnjë një nga problematikat kryesore që haset për shkak të procedurave të tej zgjatura dhe kleçkave. Nëse krahasojmë procedurat, me gjasë është më lehtë të marrësh kredi në bankë se sa rimbursimin e ilaçeve nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pak kohe me pare prokuroria ka nisur hetimin per disa farmaci ne Tirane qe bejne rimbursime korruptive prej qindra milione lekeve ndersa pacintet reale u duhet te presin ne radhe …

Sipas qytetarëve, prej kohësh nuk po realizohet receta e rimbursueshme pranë Spitalit Nënë Tereza, sepse nuk ka sistem. Skandal!

Qytetari denoncon:

Prej një kohe të gjatë nuk po merren recetat e rimbursimit në Zyrën e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit ndaj Klientit, këtu pranë Nënë Terezës.
Askush nuk kujdeset që t’i japë një zgjidhje, ndërsa të sëmurë të shumtë presin për ilaçe.
Midis qytetarëve në radhë ka edhe të sëmurë që mezi qëndrojnë në këmbë, të cilëve u duhen ilaçcet sa më parë.
E vetmja përgjigje është se nuk ka sistem!”

Shpresojmë që ministrja Manastirlliu dhe kryeministri Rama t’i shohin edhe këto pamje që vijnë nga jashtë ekranit të ERTV.

Lista e re e barnave të rimburshueshme u publikua në maj të këtij viti, dhe ishte hera e parë që për këtë listë ishte marrë mendimi i shefave të shërbimit në QSUT për barnat që duhen shtuar, ku në fakt janë ata që përcaktojnë se cilat barna janë më efektive për kurimin e sëmundjeve të caktuara dhe përdorim më të shpeshtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.