Rikthehen reshjet e borës në veri dhe juglindje të Shqipërisë, problem mbeten ngricat
Teksa Shqipëria e mesme është “pushtuar” nga shirat, në veri dhe juglindje të vendit kanë rinisur reshjet e borës.
Kështu raportohet se në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm kanë rinisur reshjet e borës por me intensitet të ulët. Situata paraqitet e normalizuar në rrugët nacionale .
Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në Dibër dhe si pasojë rreth 30% e fshatrave janë të bllokuar.
Po ashtu borë po bie edhe në juglindje, nga ku raportohet se problemi më i madh janë ngricat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



