E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehet Europa League, plot 36 sfida mbrëmjen e sotme
Lajme

Rikthehet Europa League, plot 36 sfida mbrëmjen e sotme

Pas përfundimit të raundit të katërt në Ligën e Kampioneve, vëmendja zhvendoset tek Liga e Europës dhe Liga e Konferencës. Ndeshjet e këtyre kompeticioneve zhvillohen sot, me start në 18:45 dhe 21:00.

Në Ligën e Europës, do të jenë 36 skuadra që zbresin në fushë, duke përfshirë ekipe nga kampionatet më të forta të Europës. Ky raund sjell përballje të forta dhe mjaft interesante për tifozët.

Disa nga sfidat më të spikatura janë:

  • Rejnxhërs – Roma

  • Shtutgart – Fejenord

  • Betis – Lyon

  • Nis – Freiburg

Për Rejnxhërs, një lajm i rëndësishëm është mungesa e Nedim Bajramit, i cili nuk është i federuar për kompeticionet europiane.

Një tjetër pikë interesi është Arbër Hoxha, i cili pritet të ketë rol kyç në përballjen e Dinamo Zagreb me Selta Vigo. Skuadra e sulmuesit të Kombëtares ka arritur 7 pikë në tre raunde dhe duket se po ndjek rrugën e duhur drejt kualifikimit.

Screenshot 2025-11-06 081849

Screenshot 2025-11-06 083600

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.