E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rilindja’ është fushëbeteje ku luftojnë kriminelët e fortë politikisht dhe politikanët e pasur materialisht!
Publik News

Rilindja’ është fushëbeteje ku luftojnë kriminelët e fortë politikisht dhe politikanët e pasur materialisht!

Nga : Kim Mehmeti

Të gjitha partitë shqiptare, të cilat gjatë kohë kanë qenë në pushtet – pa përjashtim dhe kudo që janë – nuk i sollën popullit thuajse asnjë të mirë, por u prunë pasuri përrallore drejtuesve të tyre.

Partitë e tilla doemos do përfundonin aty ku janë sot: si vëllazëri e të gjitha ‘qelbësirave’ që kanë shoqëritë shqiptare, pra si gropa ‘septike’ ku derdhet arroganca e nëntokës politike dhe hajdutëria e drejtuesve partiak.

Dhe këtë më së miri e shpërfaq ‘Rilindja’ e Piktorit, e cila është shndërruar në fushëbeteje ku luftojnë mes veti për jetë a vdekje kriminelët e fortë politikisht, që nuk kanë më nevojë për mbulesë partiake dhe, politikanët e pasur materialisht, të cilëve nuk u duhet më shërbimi i nëntokës politike.

Kësaj lufte nuk do mund t’i shpëtoj asnjë nga partitë shqiptare, drejtuesit e të cilave janë majmur duke ngrënë nga grazhdi i shtetit. Lëvizja Vendvendosje është e vetmja shpresë e panjollosur dhe e paharxhuar shqiptare, e cila ka mundësi të tregojë se edhe shqiptaria mund të bëjë politik të mbështetur mbi përgjegjësi e ndershmëri, e jo mbi hajdutëri e pafytyrësi!

Kim Mehmeti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.