E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rina Balaj dhe SinBoy u ndanë disa javë pas lidhjes? Reperja reagon për herë të parë
Publik News

Rina Balaj dhe SinBoy u ndanë disa javë pas lidhjes? Reperja reagon për herë të parë

Ajo publikoi një foto ku e puthte partnerin në faqe dhe kaq u desh që fansat e kolegët e çiftit të vërshonin me urime për dyshen.

Mirëpo, vetëm disa javë pasi bënë publike lidhjen, u vu re se Rina nuk e ndiqte më reperin në Instagram.

U aludua për një ndarje të mundshme mes tyre dhe pas fjalëve që qarkulluan lart e poshtë, reperja vendosi të reagojë për herë të parë.

Ajo publikoi në InstaStory një foto me SinBoy, ku ftonte ndjekësit të dëgjonin këngën e tyre të re.

Në një tjetër postim, Rina tregoi se ndodhej në shtëpi me reperin, duke shuar të gjitha dyshimet se ata nuk janë më me njëri-tjetrin.

Vetëm dy ditë më parë, çifti lançoi bashkëpunimin e tyre të ri të titulluar “Meredith”, i cili ka arritur mijëra klikime në Youtube.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.