E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rindërtimi në zonat e goditura,Rama  shpalos objektivin e tij: l
Publik News

Rindërtimi në zonat e goditura,Rama shpalos objektivin e tij: l

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpalosur sot atë që e ka quajtur ambicien apo objektivin e tij për fazën e rëndësishme të rindërtimit në zonat e goditura rëndë nga tërmeti.qeveria1

Kryeministri Rama foli për ato që i cilësoi lagje të rilindjes pas një situate vdekjeje dhe traume kombëtare.

“Ndërtimi i disa qytezave të reja dhe objektivi im është të arrijmë në një program rindërtimi që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani. Banesa që bëhen për të varfrit dhe e kanë të shkruar në ballë gjithë jetën që janë shtëpitë e të varfërve por të ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re që të jetë më e bukura e Durrësit pas ‘90 pa diskutim, ky është objektivi im, lagje e re nga e para me infrastrukturë, kanalizime, ujësjellës me kopsht, cerdhe, shkollë me mjedise publike e banimi”- tha Rama.

 

Ndërkohë që sipas Ramës, në Tiranë “kemi në diskutim një skenar për një lagje të re të madhe, dhe një skenar për të ndërtuar dy më të vogla. Do ta shtrojmë këtë cështje në një konsultë që po bën ministria e Kulturës me arkitekrë dhe urbanistë të huaj që janë vënë në dispozicion për konsulencë vullnetare dhe shumë shpejt do të dalim me rezultate”.

Sipas kryeministrit, në Kurbin do te shembem pallatet që u konstatuan të dëmtuara dhe do të bëhet një lagje e re.

Lidhur me shifrën e apartamenteve Rama tha: 10 mijë apartamente në tërësi në projekt afatgjatë dhe në afatshkurtër 5 mijë apartamente. 10 mijë sepse kështu mund të përfshijmë jo vetëm ata që janë direkt të prekur por edhe të tjerë që janë me probleme sociale e me radhë, por edhe për një skemë që të  mos bëjmë gabimin e bërë në vende të tjera në periferitë e kryeqyteteve evropiane, ku ndërtimi i lagjeve të reja krijoi vatra njerëzish të margjinalizuar të ndarë nga pjesa tjetër dhe tensione të vazhdueshme, si në Francë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.