Ristani bëhet tapë në Korçë
Partia Demokratike, Dega Maliq, ka zhvilluar para 2 ditësh një mbledhje të Kryesisë, mbledhje e cila është braktisur nga shumica e anëtarëve, nga mbledhja në Maliq, thanë se në mbledhjen e drejtuar nga Arben Ristani, morën pjesë 12 persona nga të cilët vetëm 8 prej tyre ishin anëtar të Kryesisë, thënë ndryshe më pak se gjysma e anëtarëve. Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës po katandiset gjithnjë e më keq.
Të njëjtat burime thanë se në këtë mbledhje, nuk ka qenë i pranishëm as deputeti i zonës Ervin Salianji.
I gjetur në një pozicion jo të favorshëm, Arben Ristani, është përpjekur të zbutë situatën dhe të marrë me të mirë pjesëtarët në këtë mbledhje, duke i çuar për drekë në fshatin Plovisht. Gjatë drekës mësohet se Ristani pasi ka rrokullisur disa gota është shfaqur entuziast para anëtarëve, ku u ka kërkuar të mobilizohen për të fituar Bashkinë e Maliqit. Kjo Bashki mbulon Libonikun, Pojanin, Vreshtasin, Pirgun, Gorën dhe Moglicën.
Pas kësaj mbledhje Lulzim Basha e ka një zgjidhje, dhe ajo është që Arben Ristanin, nga fundi i listës ku e kishte vendosur, ta çojë si drejtues të fushatës së zgjedhjeve lokale në Maliq apo edhe si kandidat potencial për kryetar të kësaj Bashkie. Fundja Maliqi njihet për raki të mirë e kësisoj banorët do të dinë si ta mbajnë mirë Ristanin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



