E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rita Ora flet për problemet e shëndetit mendor dhe
Lajme

Rita Ora flet për problemet e shëndetit mendor dhe

Rita Ora ka folur jo rrallë në intervistat e saj për problemet e shëndetit mendor, madje edhe në vargjet e albumit “You and I”, teksa ka zbuluar se ka qenë në terapi pasi përgjatë viteve në industrinë e muzikës, humbi një pjesë të madhe të vetes.

Ndërkohë së fundmi ajo ka dhënë më shumë detaje në lidhje me betejat e përheshme me problemet e shëndetit mendor, teksa ka rrëfyer problemet me ankthin, depresioni dhe ataket e panikut. Sipas artistes shqiptare, këto beteja i duhet t’i bëjë, për shkak të presionit që i ushtron industria e muzikës performesëve dhe e ka gjetur veten shpesh në situata mjaft të vështira, ndërsa në podcast-in e Eveny Labedev “Brave New World” po ashtu tregoi se i nënshtrohet rregullisht suanës me rreze infra të kuqe dhe dushit të ftohtë më pas, si një formë trajtimi pikërisht ndaj atakeve të panikut.

“Unë kam një ankth shumë të keq, mendoj se kushdo në industrinë ka ankth të jem e sinqertë, mendoj se tani është shumë mirë që flitet për këtë dhe ka ditë që janë më të mira se ditët e tjera. Flas për ankthin, por edhe të pasurin sulme paniku. Tani kam mësuar vërtet të kuptoj se kur do të vijë një sulm. Më parë do të ndihesha ende sikur isha e huaj dhe bëja gjëra të vogla, si për sistemin tim nervor, por problemi është edhe stomaku im. Tani bëj shumë akupunkturë ose dhe thjesht marr frymë dhe qëndroj aty për rreth 20 minuta”.– tha Rita ndër të tjera, duke treguar kështu “sekretet” e luftës së saj të përhershme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.