E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rita Ora ndan copëza nga përgatitjet për performancën e saj në “Eurovision 2023”
Flash

Rita Ora ndan copëza nga përgatitjet për performancën e saj në “Eurovision 2023”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë të martën (9 maj) si e ftuar speciale në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision 2023’.

Ndonëse Kosova nuk është ende e lejuar të marrë pjesë në këtë festival evropian, artistja e lindur në Kosovë ka arritur që me famën e saj ndërkombëtare të ftohet për të qenë mysafire speciale në këtë event.

Rita e cila do të performojë disa nga këngët e saj hit në gjysmëfinalen e Eurovision-it, ka arritur tashmë në Liverpool për provat.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat, ku duket mjaft në formë të mirë teksa bëhet gati të performojë.

“ORAVISION mirë dhe me të vërtetë ka filluar! Provat janë duke u zhvilluar! Liverpool, të dua absolutisht”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Shqipëria nga ana tjetër këtë vit në festival përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.