E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Romë/Kapoja i kokainës Aleks Boçi
Lajme

Romë/Kapoja i kokainës Aleks Boçi

Detaje të reja pas operacionit në Romë, kapoja i kokainës Aleks Boçi furnizues i madh i bosit të Ndraghetas

 Pas aksionit të policisë së Romës të realizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me emrin e koduar “Biznes familjar” i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale shqiptaro-italiane që trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë-Italisë dhe Belgjikës kanë dalë edhe detaje të reja për shefin e këtij grupi Aleks Boçi.

Në pranga janë vënë 7 persona; shqiptarët Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdheja 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë.

Aleks Boçi 38 vjeç së bashku me Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdheja 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë kishin krijuar një rjet ndërkombatar të trafikut të kokainës që niste nga vendet  e Amerikës së Jugut, vazhdonte në veri të Europës e më pas përfundonte në Romë. Kokaina në sasi të mëdha trafikohej përmes portit të Anversës në Begjikë ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte një “dalje të sigurt” doganore përmes bashkëpunëtorëve të saj të punësuar aty.

Pasi mbërrinte në Romë lënda narkotike administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri të njohur nga policia italiane e që merreshin me shitjen me shumicë të saj.

Hetimet kanë dokumentuar përfitmi prej  miliona euro të kësaj organizate kriminale, por detaji më interesant I kësaj organizate është se sipas investigatorëve italianë, një sasi e madhekokaina e organizatës së drejtuar nga Boçi ishte e destinuar për bosin mafioz të Ndraghetas Davide Perronace.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.