E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo nuk shënoj të mërkurën por ka vendosur rekode…
Sport

Ronaldo nuk shënoj të mërkurën por ka vendosur rekode…

Ecuria mbresëlënëse golashënuese e Cristiano Ronaldos u ndërpre të mërkurën, mirëpo ai ka arritur sërish të vërë një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores së Real Madridit kundër Bayern Munichut (2-1), superylli portugez tash ka arritur më shumë fitore në garën më të madhe evropiane se cilido lojtar tjetër.

Joshua Kimmich krijoi epërsi për bavarezët, mirëpo me golat e Marcelos dhe Marco Asensios, skuadra spanjolle përmbysi gjithçka për ta fituar ndeshjen.

33-vjeçari CR7 numëron 96 fitore në Ligën e Kampionëve dhe e ka kaluar portierin legjendar të Los Blancos, Iker Casillas.

Një rekord ekipor e ka vënë edhe Real Madridi duke e regjistruar fitoren e 150-të në Ligën e Kampionëve dhe është skuadra e vetme që e ka arritur këtë shifër, shkruan tg.

Ronaldo dhe Los Blancos do të përpiqen t’i shtojnë rekordet e tyre edhe në ndeshjen kthyese gjysmëfinale që zhvillohet të martën (1 maj) në Santiago Bernabeu.

Për më shumë, Mbretërit janë në kërkim të finales së tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, pas dy fitoreve në dy edicionet e kaluara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.