E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronela Hajati i ka gati dy projekte bombë për Shën Valentin
Publik News

Ronela Hajati i ka gati dy projekte bombë për Shën Valentin

Ne jemi të gjithë sy e veshë dhe po i presim me kuriozitet të madh projetet e reja, prej të cilave na ndajnë vetëm dy ditë.

Ndër këngëtarët shqiptarë që i ka gati projektet e reja është edhe Ronela Hajati.

Këngëtarja do të sjellë jo një, por dy këngë për të cilat na ka paralajmëruar se do të tërheqin goxha vëmendje.

Duke nisur që nga look-u tejet i veçantë, mund ta imagjinojmë se për ç’projekte bëhet fjalë.

Në një postim në Instagram, Ronela shpreh sipas opinionit të saj komentet që do të marrë për dy këngët e 14 shkurtit.

“Ronela ajo kenga e pare ok,ishte shume e bukur po me ate te dyten marre! Ca edukate do i jepni brezit te ri?” – Komentet e 14 shkurtit per kenget e mia 😂– shkruan ajo krahas fotos, duke na e shtuar akoma më shumë kuriozitetin.

Vetëm 4 muaj më parë, këngëtarja publikoi projektin e saj të fundit, të titulluar “MVP”. Kënga është pëlqyer goxha nga publiku dhe numëron deri tani 2.3 milionë klikime në Youtube.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.