Roskovec, 2 të vdekur me armë. Policia arreston autorin
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë në Roskovec.
Mësohet se si pasojë e të shtënave, janë vrarë dy persona. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan.
Policia ka arrestuar autorin, teksa po hetohet shkaku i ngjarjes së rëndë.
Raportohet se 49-vjeçari pasi kreu vrasjet është vetëdorëzuar. Krimi ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa viktimat janë dy shtetasit me iniciale L. K. dhe G. K..
Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat nga uniformat blu, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



