E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ROVENA GASHI heq dorë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
Lajme

ROVENA GASHI heq dorë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të ngelet me 8 anëtarë gjatë momentit që do të shqyrtohen 37 kandidaturat e përcjella nga Presidenti dhe që konkurrojnë për t’u ulur në dy vendet bosh si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhjen e parë të KED-së, të thirrur në Gjykatën e Lartë, anëtarja e këtij këshilli Rovena Gashi njoftoi se gjatë këtij procesi ajo nuk mund të marrë pjesë, pasi ka konflikt interesi.
Kjo deklaratë e Gashit, në mbledhjen me dyer të mbyllura, vjen pasi ajo garon ndërkohë për në Gjykatën Kushtetuese për të dyja vendet vakante, përfshi edhe vakancën e krijuar nga dorëheqja e gjyqtarit kushtetues Besnik Imeraj.

Tërheqja nga KED-ja e Gashit do të jetë vetëm gjatë vlerësimit të kandidaturave, një ndër të cilat është edhe ajo vetë.

Prokurorja Rovena Gashi nuk është emër i panjohur edhe për skenën politike. Rreth saj pati shumë debat, kur me firmën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, prokurorja u propozua si kandidatja e vetme nga Prokuroria për anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Emri i saj është çuar dy herë nga Prokuroria. Letra me një emër u kritikua edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu.

Gashi drejtoi edhe Sektorin e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas largimit të Adriatik Llallës dhe ardhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së sektorit që mbulonte Marrëdhëniet me Jashtë.

Prokurorja u ankua në gjykatë për këtë urdhër, por Gjykata Administrative nuk i dha të drejtë. Prokurorja Rovena Gashi pret tani që të marrë vlerësimin me pikë nga kolegët e saj të KED-së. Lista me emrat e kandidatëve do të kthehen te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që do të vendosë se cilët prej tyre do të jenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Rovena Gashi është përballur kohët e fundit me një skandal publik kur ajo u mësua se i kishte fshehur vettingut të paktën 16 prona të patundshme, një pallat të tërë në plazhin e Durrësit, 14 apratamente tek zona e Shkëmbit të Kavajës dhe dy godina të mëdha binzesi në Lgjen 14 në Shkozet.

Pavarësisht manovrës së sotme të Gashit, përpara KED, ajo e di mirë se ka tashmë përpara një provë tjetër pengesë të pakalueshme, përpara: Atë të vettingut ku ajo u mësua publikisht tashmë sepse ka fshehur pasurinë dhe ka shumë shkelje të pajustifikuara edhe për atë që ka deklaruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.