E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rozana Radi:Tirana nuk është me një qytet por vetëm një fjetore e madhe
Publik News

Rozana Radi:Tirana nuk është me një qytet por vetëm një fjetore e madhe

‘I vratë për herë të dytë ata që s’janë’, Rozana në ‘zi’ pas shpërthimit të djeshëm: Tirana s'është më një qytet, vetëm një fjetore e madhe

Teatri i Shembur

Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi reagon sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Tirana nuk është me një qytet por vetëm një fjetore e madhe”, kështu e nis Rozana reagimin e saj në “Instagram” ditën e sotme, ku sfondin e postimit e ka bërë komplet me ngjyrë të zezë në shenjë zie.

“Hej miq. Tirana nuk është me një qytet por vetëm një “Fjetore e madhe”; Teatri më i vjetër në këtë vend është ndërtuar vitin e kaluar, madje këtu nuk vjen më as Treni”, shkruan Rozana.

Kujtojmë se dje Rozana ishte një nga artistet që reagoi ashpër për shembjen e Teatrit, ku shpërtheu në akuza kundrejt atyre aktorëve që firmosën pro shembjes.

Reagimi i Rozana Radit dje: E pabesueshme !!!!!!!!!!!!!! Lamtumire historise se Pirro Manit , Kujtum Spajvoglit , Violeta Manushit, Kadri Roshit , Rolan Trebickes , Ferdinand Radit , Agim Qirjaqit , e shume artisteve qe dhane shpirtin ketu brenda. Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dogj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ?

I vrate per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull. Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot.

Une ju kisha denuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene. Ju kisha denuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni. Ju se meritoni dashurine e spektatorit’, shkruan Rozana Radi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.